Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, theksoi sot në Ohër se detyra jonë është të qëndrojmë fort përballë presioneve politike dhe të mbajmë politikën brenda kornizës ligjore.
Ai vlerësoi se Gjykata Kushtetuese është institucioni i vetëm që garanton respektimin e kornizave kushtetuese dhe ligjore nga ana e politikës dhe organeve shtetërore.
Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi sfidat me të cilat përballen gjyqtarët kushtetues, Kostadinovski shprehu se prania e tij në media nuk është për të fituar popullaritet, por për të adresuar, siç tha ai, manipulimet dhe të pavërtetat rreth punës së Gjykatës. “Unë dhe disa kolegë të mi jemi të pranishëm në media, jo për t’u bërë të njohur ose për të popullarizuar vendimet tona, por për t’i rezistuar dhe për të luftuar manipulimet dhe gënjeshtrat që përhapen për punën dhe procedurat.
E patë para Gjykatës sonë Kushtetuese që kishte protesta, kishte tenda, u iniciua një procedurë për interpelancën time në Kuvend, të cilën e cilësova si komplimenti më i mirë për punën time.
Pse?
Sepse ka dy kritere, sipas mendimit tim, nëse Gjykata Kushtetuese dhe ai që drejton Gjykatën Kushtetuese po e bëjnë punën e tyre siç duhet.
I pari janë qytetarët në rrugë që më afrohen dhe janë të kënaqur me punën time, dhe i dyti është nervozizmi midis politikanëve dhe bartësve të organeve shtetërore.
Sapo janë nervozë, do të thotë që Gjykata Kushtetuese po e bën punën e saj mirë.”