Mesazhi i Erion Veliajt në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste

Sot, Partia Socialiste po zhvillon Asamblenë Kombëtare në Gjirin e Lalëzit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej 21 muajsh, ka vendosur t’u drejtohet anëtarëve të këtij forumi me një mesazh të gjatë, duke e bërë publik një letër të dërguar nga burgu i Fierit.

Veliaj kishte shprehur dëshirën për të marrë pjesë në mbledhjen e sotme që fillon në orën 10:30 dhe është e para pas gati nëntë muajsh, por kërkesa e tij nuk u miratua nga autoritetet.

Në këtë situatë, ai ka zgjedhur që mesazhin e tij ta dërgojë përmes telefonave të anëtarëve të Asamblesë.

Letra përmban akuza për ndërhyrje politike në çështjen e tij, kritika ndaj funksionimit të institucioneve të partisë dhe thirrje për më shumë demokraci të brendshme, debat dhe llogaridhënie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *