Ka filluar mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit.
Në fillim të takimit, kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, ka kërkuar që të ndërpritet transmetimi, duke shprehur dëshirën për të ndarë disa fjalë vetëm me anëtarët e Asamblesë. “Dua të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë, me familjen time politike”, ka thënë Rama para se transmetimi të pezullohej.
Kjo kërkesë e kryeministrit vjen në një moment kur brenda Partisë Socialiste janë hapur debate të shumta mbi drejtimin e partisë, organizimin e saj dhe përplasjet e brendshme.
Në sfond, ngrihet edhe kërkesa e Erion Veliajt për shqyrtimin e përgjegjësisë politike të Ramës dhe për aktivizimin e procedurës statutore të mocionit të mosbesimit.
Asambleja e sotme pritet të trajtojë gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë dhe organizimin e strukturave socialiste përpara kësaj gare.