Arrestohet një shqiptar në Zvicër pas një vjedhjeje të dyshuar

Një shqiptar 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Hünenberg, kantoni Zug në Zvicër, për dyshimin se kishte hyrë me forcë në një apartament në zonën e Schlattwäldli.

Identifikimi dhe kapja e tij janë bërë të mundura falë një droni të policisë, i cili e lokalizoi gjatë arratisjes.

Ngjarja ndodhi të enjten në mbrëmje, pak para orës 19:00, kur policia e Zugut mori një njoftim për një person të dyshuar për vjedhje me thyerje që ndodhej brenda apartamentit në Schlattwäldli të Hünenbergut.

Patrullat policore u dërguan menjëherë në vendngjarje, por në atë moment i dyshuari ishte larguar nga banesa.

Pas marrjes së njoftimit, policia filloi kërkimet për gjetjen e tij dhe aktivizoi një dron.

Gjatë kontrollit ajror, droni vuri re një person të dyshimtë në një fushë në lindje të pronës.

Kur ai e pa dronin e policisë, u largua dhe u fsheh në një zonë industriale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *