Fatmir Xhafaj ka shprehur kundërshtim ndaj propozimit për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste.
Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura në Gjirin e Lalëzit, Xhafaj ka kërkuar që kërkesa për largimin e dy deputetëve nga partia të mos hidhej në votim.
Ai ka propozuar që të merren masa ndaj Spiropalit dhe Ndrecës, por pa shkuar deri tek përjashtimi nga Partia Socialiste. “Të jetë ditë e parë për të gjithë.
Të marrin masa, por jo të përjashtohen”, ka thënë ai.
Qëndrimi i Xhafajt vjen si reagim ndaj propozimit të kryeministrit Edi Rama për të votuar përjashtimin e dy socialistëve, duke e çuar çështjen përpara Asamblesë Kombëtare.