Ngjarje Tragjike në Gostivar: Një Njeri Humb Jetën Pas Lëndimeve të Rënda

Më 13.11.2026, në ora 11:40, është raportuar në SPB Tetovë për një rast të rëndë.

G.S. (46) nga Negotina e Gostivarit, i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore, është sjellë në Qendrën Mjekësore të Gostivarit.

Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, ai është transferuar menjëherë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Sipas informacioneve, G.S. është lënduar gjatë rënies nga çatia e një stalle në fshatin Negotinë, të cilën ishte duke e riparuar.

Mëngjesin e sotëm (14.11.2026) në ora 08:30, SPB Tetovë ka raportuar se G.S. ka ndërruar jetë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Autoritetet po ndërmarrin masa për zbardhjen e këtij rasti tragjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *