Arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Itali për shitje lëndësh narkotike

Një 34-vjeçar me shtetësi shqiptare është arrestuar nga policia në Savona të Italisë, nën akuzën e mbajtjes së lëndëve narkotike me qëllim shitjen.

Operacioni u zhvillua nga efektivët e Skuadrës së Lëvizshme, me mbështetjen e njësisë kinologjike të Policisë Bashkiake, pas një denoncimi të mbërritur përmes aplikacionit YouPol, ku raportohej për një aktivitet të dyshuar të shpërndarjes së drogës në lagjen Villapiana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *