Avdullah Hoti Kritikon Qeverinë Kurti për Projektet e Pashfrytëzuara

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka shprehur kritika ndaj Qeverisë Kurti për projektet e premtuara, duke theksuar se pas disa vitesh qeverisje, shumë prej tyre ende nuk janë realizuar siç duhet.

Në një intervistë në emisionin “Euro n’7” në T7, Hoti ka ironizuar anëtarët e kabinetit qeveritar, duke thënë se duket se janë të trajnuar për të mashtruar publikun. “Kam përshtypjen që krejt këta në kabinet e kryejnë ndonjë trajnim për të mashtruar publikun, se s’ka ndryshe si me e thënë,” deklaroi Hoti.

Duke komentuar projektet infrastrukturore dhe premtimet e ekzekutivit, ish-kryeministri theksoi se në janar fillon viti i shtatë i qeverisjes, ndërsa sipas tij, institucionet kanë pasur detyrimin të nisin me kohë projektimin dhe realizimin e projekteve.

Ai theksoi se, edhe në rastet kur projektet e trashëguara nga qeveritë e mëparshme nuk kanë qenë të përgatitura siç duhet, Qeveria Kurti ka pasur kohë të mjaftueshme për t’i rishikuar dhe për të nisur procedurat nga fillimi. “Në janar fillon viti i shtatë i qeverisjes.

Edhe nën supozimin që ato projekte që janë bërë më herët nuk janë bërë si duhet, është dashtë me i rishiku, etj., etj. Është dashtë prej fillimit me nis, me e projektu një autostradë, me e nis prej fillimit,” tha Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *