Prokurorët e Kryeprokurorisë Të Shtetit Ngarkohen Me Mbikëqyrje Të Prokurorive

Në kuadër të përmirësimit të llogaridhënies dhe transparencës institucionale, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka emëruar prokurorët e saj si mbikëqyrës të prokurorive që operojnë në Kosovë.

Dy nga këta prokurorë do të mbikëqyrin ish-kolegët e tyre, ndërsa përfaqësues të shoqërisë civile shprehin shqetësimin se prokurorët nuk duhet të jenë dembel siç ndodh zakonisht në raste të tilla.

Tashmë, 8 prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit kanë marrë një detyrë të re.

Para disa ditësh, Kryeprokurori Zejnulla Gashi shpalli një vendim ku caktoi prokurorët e Zyrës së tij për të mbikëqyrur prokuroritë në Kosovë.

Në një përgjigje për televizionin, ky institucion sqaroi se cilat prokurori janë caktuar për mbikëqyrje.

Sipas këtij institucioni, “prokurorët e caktuar do të jenë kompetentë për mbikëqyrjen e menaxhimit dhe efikasitetit të prokurorive përkatëse, si dhe për mbështetjen, këshillimin dhe monitorimin e prokurorive në zbatimin e udhëzimeve dhe vendimeve të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.” Instituti i Kosovës për Drejtësi shpreson që ky vendim të mos mbetet vetëm në letër, por të zbatohet në praktikë. “Ky vendim, kjo ndarje e punës së prokurorëve në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, nuk duhet të jetë vetëm në letër.

Prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit, sipas monitorimit tonë, e dimë që zakonisht dinë të jenë dembelë.

Shpresojmë që të jenë efikasë, të kenë takime dhe të udhëtojnë në prokuroritë ku janë të caktuar,” ka deklaruar Ehat Miftaraj, Drejtori i IKD.

Një çështje që bie në sy është se disa prokurorë do të mbikëqyrin prokuroritë ku kanë punuar më parë.

Lulzim Sulejmani, i cili ka punuar në Prokurorinë Speciale, tani do të mbikëqyrë ish-kolegët e tij.

Ndërkohë, Ersan Qavolli, i cili së fundmi është avancuar në Zyrën e Kryeprokurorit, ka qenë prokuror në Pejë për shumë vite dhe tani do të mbikëqyrë punën atje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *