72-vjeçari humb jetën pas dhunës nga djali në Rrushkull

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrushkull, ku një 72-vjeçar ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë, pas dhunës që pësoi nga djali i tij 10 ditë më parë.

I moshuari, i cili nuk i mbijetoi dot plagëve të marra, ishte në kujdesin e mjekëve, por përpjekjet për ta shpëtuar rezultuan të pasuksesshme.

Ngjarja ndodhi kur bashkëshortët, 69 dhe 72 vjeç, u sulmuan rëndë nga djali i tyre para shtëpisë.

Ndërsa gruaja e tij u dërgua në Spitalin Rajonal të Durrësit për trajtim, bashkëshorti përfundoi në Spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar.

Sipas policisë, djali kishte probleme me shëndetin mendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *