AKK Reagon ndaj SBASHK-ut: Komunat Nuk Janë Përgjegjëse për Pasojat Financiare të Kontratave Kolektive

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka shprehur shqetësim lidhur me deklaratat e përfaqësuesve të SBASHK-ut, të cilët po i atribuan komunave përgjegjësinë për pasojat financiare të kontratave kolektive të nënshkruara në nivel qendror.

Bordi i AKK-së ka bërë të ditur se komunat gjithmonë e kanë respektuar dhe mbështetur të drejtat e punëtorëve arsimorë, por nuk disponojnë kapacitete buxhetore për t’i mbuluar detyrimet financiare që lindin nga këto kontrata.

Sipas AKK-së, marrëveshjet janë negociuar dhe nënshkruar në nivel qendror, prandaj edhe përgjegjësia për sigurimin e mjeteve financiare duhet të bie mbi institucionet qendrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *