Prokuroria Themelore Publike e Ohrit ka ndërmarrë menjëherë veprime dhe ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore ndaj një personi për tri vepra penale, të cilat lidhen me dhunën në familje: “lëndim trupor, privim i paligjshëm nga liria dhe rrezikim i sigurisë”.
Duke marrë parasysh rrethanat e vërtetuara, prokurori publik paraqiti në Gjykatë një propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin.
Sipas njoftimit për shtyp nga Prokuroria Publike, i akuzuari ka burgosur në mënyrë të paligjshme, ka sulmuar fizikisht, lënduar dhe ka rrezikuar sigurinë e palës së dëmtuar.
Gjatë ditës së sotme, me qëllim hetimin e incidentit, viktima është ekzaminuar në prani të shërbimeve sociale, dhe është urdhëruar dhe kryer një ekspertizë për llojin dhe natyrën e lëndimeve të saj.
Prokuroria theksoi se e pandehura është siguruar për të gjithë kohën e fillimit të procedurës.