Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është regjistruar një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Prizren.
Ngjarja ka ndodhur më 14 nëntor, në orën 16:00. “Prizren 14.11.2026, 16:00. Është raportuar se xhami i shtëpisë së viktimës mashkull kosovar ishte goditur nga dy predha”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy predhat me kalibër të panjohur.