Forcimi i Bashkëpunimit Ndërmjet Drejtësisë dhe Mediave në Luftën Kundër Krimit të Organizuar

Lufta kundër krimit të organizuar, forcimi i sundimit të ligjit dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të drejtësisë dhe mediave janë disa nga temat kryesore të konferencës ndërkombëtare “Nga hetimi te informimi publik: Forcimi i bashkëpunimit mes drejtësisë dhe mediave kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor”, e cila ka filluar sot (17 nëntor) dhe do të vazhdojë edhe nesër në Tiranë.

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, diplomatë, zyrtarë qeveritarë dhe ekspertë të drejtësisë theksuan se transparenca institucionale dhe gazetaria e pavarur janë thelbësore për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për avancimin e vendeve të rajonit drejt integrimit evropian.

Konferenca, e organizuar në kuadër të projektit EU4FAST, ka për qëllim të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të zbatimit të ligjit dhe mediave, duke promovuar informimin e përgjegjshëm të publikut dhe respektimin e parimeve të drejtësisë.

Në hapje të konferencës, Jan Muegge, udhëheqës i komponentit të projektit EU4FAST, theksoi se Ballkani Perëndimor vazhdon të përballet me sfida serioze në luftën kundër krimit të organizuar.

Ai nënvizoi se drejtësia dhe mediat e lira janë dy komponentë të rëndësishëm për forcimin e demokracisë dhe përmbushjen e standardeve evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *