Pas përfundimit të fjalimit të tij në Kuvend për Paketën Fiskale dhe Buxhetin 2027, kryeministri Edi Rama u largua nga salla.
Ndërkohë, sapo Rama e përmbylli fjalimin, Sali Berisha u rikthye në foltore për të marrë fjalën.
Kur Rama nisi fjalimin e tij, Berisha, së bashku me deputetët e tij, u largua nga punimet e seancës.
Rama duket se i “ktheu” borxhin rivalit të tij politik, duke u larguar nga salla pasi Berisha mori sërish fjalën në seancë.