Mungesa e Planit Individual në Rastin e Arlinda Zekajt: Çfarë Ndodhi?

Durim Kelmendi, udhëheqës i Qendrës për Punë Sociale në Pejë, ka theksuar se në rastin e Arlinda Zekajt ka pasur mungesë të planit individual, edhe pse një dokument i tillë është i detyrueshëm sipas ligjit për menaxhimin e rasteve.

Gjatë dëshmisë para Komisionit Hetimor Parlamentar, Kelmendi u pyet nga anëtari Adnan Rrustemi për ekzistencën e një plani individual për këtë rast. “Ju e mbikëqyrni menaxherin e rastit?

A kërkon ligji që të ketë plan individual për rastin?

A ka pasur për rastin konkret?” pyeti Rrustemi.

Kelmendi u përgjigj se ligji kërkon një plan të tillë, por në këtë rast ai kishte munguar, duke thënë: “Po kërkon.

Për rastin konkret ka munguar plani.” Anëtarja e komisionit nga PDK-ja, Besa Kabashi Rama, e pyeti Kelmendin për arsyet se pse rasti i të miturit kishte përfunduar në Qendrën për Punë Sociale dhe nëse ka procedura për mbikëqyrjen e rasteve të dhunës në familje. “Rasti i të miturit për çfarë arsyeje ka përfunduar në QPS?

A ka qenë rast i dhunës në familje?” pyeti ajo.

Kelmendi tha se rasti ishte raportuar si dhunë në familje dhe se vlerësimi i rrezikshmërisë bëhet nga Policia. “Rasti kur ka ndodhur është raportuar si dhunë në familje.

Në nivelin e rrezikshmërisë e vlerëson policia. Çdo informatë mund të bashkangjitet si provë.

Mbetet në vullnetin e punëtorit,” theksoi ai.

Në anën tjetër, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, e pyeti Kelmendin për vlerësimet periodike të punës së menaxherëve të rasteve. “A keni vlerësim periodik të punës së menaxherëve?” pyeti ajo.

Kelmendi konfirmoi se nuk janë kryer vlerësime të tilla.

Ai gjithashtu u pyet për deklaratën se pala do të paditej për shpifje, duke thënë: “Ky është një rast që duhet ta diskutojmë.” I pyetur nga Eman Rrahmani për numrin e rasteve aktive të dhunës në familje që trajtohen në Qendrën për Punë Sociale, Kelmendi bëri të ditur se aktualisht janë 50 raste aktive nga gjithsej 73 raste të dhunës. “Për momentin janë 73 raste të dhunës, aktive janë 50.

Katër punonjës,” përfundoi ai.

Gjatë seancës për viktimën dhe të miturin, mbledhja e komisionit u zhvillua me dyer të mbyllura për media.

Pas përfundimit të intervistimit të Kelmendit, pritet të intervistohet edhe Shpat Morina, zyrtar i Qendrës për Punë Sociale në Pejë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *