Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë njofton se dje (17.11.2026), në orën 09:40, policët e NJPB Kavadar ndaluan C.D. (51) nga fshati Begnishtë, rrethina e Kavadarit. “Gjatë bastisjes në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të tij, të realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore të Kavadarit, janë gjetur dhe sekuestruar një karabinë gjuetie me shënjestër optike dhe pesë fishekë, një karabinë gjuetie me katër fishekë, një pushkë gjuetie me pesë fishekë, 14 fishekë gjuetie dhe gjashtë fishekë pa dokumentacionin përkatës.” “C.D. është ndaluar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të paraqitet kallëzim përkatës”, thuhet nga MPB.
By
user1
18/11/2026