Kujdesi për Erën e Fortë: Thirrje nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjencë

Drejtoria për Siguri dhe Emergjencë e Kryeqytetit i bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar të enjten, më 19 nëntor 2026, nga mesdita deri në orët e mbrëmjes, pasi pritet që era të fryjë më fort.

Në njoftimin e Drejtorisë, duke iu referuar të dhënave nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), është theksuar se era do të fillojë të forcohet sonte, më 18 nëntor. “Të enjten parashihet erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 30–45 km/h, me shpërthime të herëpashershme të erës që mund të arrijnë shpejtësi më të larta.

Priten edhe reshje të lehta shiu me ndërprerje.

Të premten, më 20 nëntor, era pritet të dobësohet gradualisht gjatë ditës,” thuhet në njoftim. – Siguroni vazot, mobiliet e lehta dhe sendet e tjera në ballkone, tarraca e oborre. – Kur era forcohet, shmangni qëndrimin pranë pemëve të mëdha, skelave dhe tabelave reklamuese. – Operatorët e kantiereve dhe subjektet që administrojnë tabela reklamuese duhet të kontrollojnë fiksimin e skelave, rrethojave dhe tabelave para forcimit të erës. – Drejtuesit e automjeteve duhet të përshtatin shpejtësinë dhe të tregojnë kujdes të shtuar në rrugët e ekspozuara ndaj erës. – Ndiqni përditësimet e IHMK-së dhe njoftimet e Kryeqytetit.

Për raportimin e rasteve, kontaktoni Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit, në shërbim 24/7, në numrat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *