Kritika e Besnik Tahirit ndaj Qeverisë për Sektorin Energjetik në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka shprehur sot kritika ndaj Qeverisë së Kosovës për situatën e vështirë në sektorin energjetik.

Ai theksoi se ndërprerjet e energjisë elektrike po ua rëndojnë jetën qytetarëve dhe po i vështirësojnë financiarisht familjet kosovare.

Gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, deputeti Tahiri e theksoi se reduktimet e energjisë elektrike, të cilat fillimisht preken kryesisht vendbanimet rurale, tani janë shtrirë edhe në kryeqytet dhe qytete të tjera. “Jemi duke parë që Kosovën, vendi tonë të dashur e ka mbuluar terri.

Mungesa e energjisë elektrike, me orë të tëra, kryesisht në lokacione në vendbanime rurale, mirëpo mbrëmë edhe në kryeqytetin, edhe në qytete të tjera, realisht është duke e vështirësuar jetën e qytetarit të Kosovës në maksimum, duke i detyruar familjet e varfra që realisht të hyjnë në borxhe për të paguar çmimin e energjisë elektrike, e në veçanti duke e ditur se një numër i madh i familjeve kanë fëmijë në pesë zonat urbane, siç e thashë në debatin e kaluar, për energji, nxehja është kryesisht, mos me thënë ekskluzivisht, me energji. Është duke e bërë jetën të pa jetueshme në vendin tonë,” tha Tahiri.

Ai kërkoi nga kryeministri Albin Kurti të ndërmarrë hapa konkretë për ndryshimin e Strategjisë së Energjisë 2022–2031, duke vlerësuar se zhvillimet ndërkombëtare dhe situata aktuale kërkojnë rishikim të politikave energjetike. “Ne e kuptojmë që politika programore e lëvizjes vetëvendosje ka qenë kryesisht në strategjinë e tyre e lidhur me llojllojshmërinë e burimeve energjetike, mirëpo kur e shohim dokumentin strategjik dhe programin qeveritar, strategjinë e vitit 2022-2031, që kjo duhet të ndryshoj.

Pse duhet ta ndryshoj?

Për shkak se ka ndryshuar bota, çdo ditë ministri i financave, del i thotë qytetarëve që ngritja e çmimeve nuk është faji jonë, as i çmimeve të derivateve, i ngjet 100 mijë fjalë.

Kërkoj nga kryeministri të nominoj një ekip qeveritar e cila e ndryshon planin strategjik të qeverisë dhe planin për investime energjetike,” tha Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *