Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur në Kuvendin e Kosovës se hetimi lidhur me problemet në furnizimin me barna ka nisur disa muaj më parë dhe procesi nuk ka përfunduar me suspendimin e katër farmacistëve.
Ai iu përgjigj kritikave për mungesën e barnave dhe masat e ndërmarra ndaj farmacistëve, duke theksuar se informimi i publikut për hetimin ishte bërë një ditë pas fillimit të tij, ndërsa suspendimet ishin realizuar në ditën kur ai po raportonte në Kuvend gjatë një interpelance.
Vitia theksoi se hetimet do të vazhdojnë dhe deri më tani janë ndërmarrë masa ndaj farmacistëve për çështjet që janë evidentuar. “Ky hetim ka filluar muaj më parë dhe, për informimin tuaj, publik është bërë një ditë pas, por suspendimi ka ndodhur në ditën kur është mbajtur seanca, kur kam qenë në interpelancë.
Ky hetim nuk mbaron këtu.
Do të thotë, ka filluar dhe për atë që është evidentuar te farmacistët janë marrë masa, ndërsa hetimi po vazhdon.”