Komisioni Hetimor Parlamentar Interviston Zyrtarët për Vrasjen e Arlinda Zekajt

Sot, Komisioni Hetimor Parlamentar do të intervistojë tre zyrtarë institucionalë mbi veprimet dhe mosveprimet lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.

Sipas agjendës së Kuvendit të Kosovës, përpara Komisionit do të paraqiten Albulena Mujaj–Bajraktaraj, drejtoreshë e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, dhe Samka Drançolli, zyrtare për Barazi Gjinore në këtë komunë.

Po ashtu, është ftuar edhe Blerim Shabani, drejtor i Departamentit në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Mbledhja është paraparë të fillojë në orën 09:00, në sallën N-10 të Kuvendit të Kosovës.

Qëllimi i këtij komisioni është shqyrtimi i veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin institucional të rasteve të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *