Në qytetin e Izmirit në Turqi, po zhvillohet aktiviteti dyditor “Ditët e Kosovës në Izmir”.
Ky eveniment ka si fokus të veçantë rolin e diasporës kosovare dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Aktiviteti synon të forcojë lidhjet kulturore dhe ekonomike mes dy vendeve, ndërsa nxit dialogun dhe shkëmbimin e ideve mes komuniteteve.