Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa pamje të reja nga takimi me një grup studentësh, në kuadër të nismës “Fol me Kryeministrin”.
Përmes një postimi në Facebook, Rama njoftoi se është rënë dakord me studentët që debati të mos publikohet për momentin, por vetëm të ndahen pamjet nga bashkëbisedimi.
Në mesazhin e tij të mëngjesit të së shtunës, kreu i qeverisë shprehu falënderime për Sara Bodon për punën e saj në drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, të cilën e përshkroi si një “magnet për vajza e djem pa dallim bindjesh”.