Edhe këtë të shtunë, qytetarë dhe studentë po protestojnë para Ministrisë së Arsimit, duke vazhduar kështu serinë e tubimeve të zhvilluara gjatë ditëve të fundit.
Protestuesit fillimisht u vendosën në “Rrugën e Durrësit”, ku bllokuan për një kohë qarkullimin e automjeteve.
Policia i bëri thirrje që të lirojnë rrugën dhe i zhvendosi në trotuar, por ata u rikthyen sërish në rrugë, duke bllokuar përsëri qarkullimin.
Ndërkohë, forcat e policisë krijuan një kordon sigurie në të dy anët e “Rrugës së Durrësit”.