Ndryshime në Ambasadën e Kosovës në Kroaci: Propozimi për Hasnije Ilazin

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nuk do të vazhdojë në këtë pozitë edhe për një mandat tjetër.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka propozuar Hasnije Ilazin si ambasadore të Kosovës në Kroaci.

Konjufca i ka drejtuar Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës me kërkesën për shqyrtimin e propozimit për emërimin e Ilazit në këtë pozitë diplomatike. “Në rrafshin e drejtimit institucional dhe arritjeve profesionale, znj.

Ilazi ka shërbyer si Kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (2021–2026), ku ka udhëhequr procese kyçe të ngritjes së cilësisë dhe përshtatjes me standardet evropiane, si dhe mban titullin Presidente Nderi e këtij institucioni.” thuhet, ndër të tjera, në letrën e Konjufcës.

Ambasadori Martin Berishaj është përfolur për afera korruptive dhe ka qenë objekt i raportimeve në media për dyshime që lidhen me transaksione financiare të lidhura me blerjen e energjisë elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *