Takimi i Presidentes Shiroka Pula me përfaqësuesin e Luksemburgut për forcimin e marrëdhënieve

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Gjatë këtij takimi, ata diskutuan për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Presidentja Shiroka Pula vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut për Kosovën, duke theksuar veçanërisht kornizën e re të bashkëpunimit financiar, e cila ka një vlerë prej 50 milionë eurosh për periudhën 2026–2030.

Kjo mbështetje, sipas saj, dëshmon përkushtimin afatgjatë të Luksemburgut ndaj zhvillimit të Kosovës dhe besimin në potencialin e saj.

Ajo gjithashtu shprehu mirënjohje për kontributin shumëdimensional që Luksemburgu ka dhënë ndër vite në zhvillimin dhe fuqizimin e Kosovës.

Në takim u diskutua edhe për proceset integruese, me ç’rast presidentja theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së Luksemburgut për avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe realizimin e aspiratës për anëtarësim në NATO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *