Ziadin Sela: Drejtësia dhe Integrimi në Bashkimin Evropian

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, gjatë debatit për Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, theksoi rastet e Agim Islamit dhe Rexhail Qerimit.

Ai shprehu se nuk mund të flasim për Bashkimin Evropian duke shkelur mbi kokat e individëve si Agim Islami dhe varrin e Rexhail Qerimit. “Edhe nja 5-6 ditë ose një javë Agim Islami i bën 18 vjet.

Nëse se dini për cilin flas, i mbush 18 vite burg, është rasti Alfa.

Rexhail Qerimi është i vdekur, pas 14 viteve burg.

Ka tre vite a më tepër kur dëshmia bazë në emër të së cilës ato e dëshmojnë që janë plotësisht të pafajshëm, i është nënshtruar ekspertizës ndërkombëtare dhe është dëshmuar që janë të pafajshëm për rastin Alfa.

Sot e kësaj dite është në burg dhe ne merremi se sa gjykatës e prokurorë janë emëruar? 18 vite burg është njeriu, pa faj.

Ti konkretizojmë gjërat, janë dramë familjesh, njerëzish të afërt.

Për këtë drejtësi po flasim ne?” deklaroi Sela.

Ai vazhdoi duke thënë se ndonëse mund të flasim për ndryshime kushtetuese, drejtësia vazhdon të jetë selektive dhe e politizuar. “Dënimet, vendimet merren në bazë të përkatësisë etnike që ke, mund tu hyjmë me radhë shumë e shumë lëndëve të tjera dhe kështu nuk shkojmë askund.

Natyrisht përcaktimi jonë është që ne duhet të bëhemi sa më shpejtë pjesë e Bashkimit Evropian, ne duhet të shfrytëzojmë momentin kur Bashkimi Evropian”, tha ai.

Sela gjithashtu theksoi rëndësinë e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por jo duke injoruar situatat që ndodhin. “Bashkimi Evropian nuk duhet të jetë duke shkelur mbi kokat e njerëzve, qofshin ata individë të veçantë dhe pa marrë masa për të qenë të denjë për tu ulë në këtë union që ne e quajmë të drejtë”, përfundoi Sela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *