Partia Socialiste përjashton Elisa Spiropalin nga struktura drejtuese

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka miratuar sot kërkesën për përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga të gjitha strukturat drejtuese të partisë.

Gjatë votimit, deputetët Bledi Çuçi dhe Erion Braçe kanë abstenuar.

Kjo masë vjen pas Asamblesë së mbajtur në Gjirin e Lalzit, ku Spiropali shprehu kritika ndaj mënyrës së drejtimit të Partisë Socialiste dhe qeverisë, duke kërkuar ndryshime në modelin e menaxhimit.

Një detaj i rëndësishëm është se ajo nuk ishte e pranishme në mbledhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *