Kujdes nga SMS-mesazhet e Rreme për Parkimin në Prishtinë

NP “Parkingjet e Komunës Qendër” paralajmëron qytetarët për SMS-mesazhe të rreme, të cilat dërgues të panjohur i përdorin emrin e ndërmarrjes për t’i informuar për detyrime të papaguara për parkim.

Këto mesazhe i drejtojnë përdoruesit në faqe të rreme interneti për të kryer pagesat.

Në mesazhe përmenden kërcënime të rreme, duke thënë se ndëshkime prej 20.000 denarësh do të aplikohen, si dhe mundësia e pezullimit të regjistrimit të automjetit nëse nuk kryhet pagesa.

Nga NP “Parkingjet e Komunës Qendër” informojnë se këto mesazhe nuk vijnë nga ata dhe se bëhet fjalë për një tentim mashtrimi online (phishing), duke keqpërdorur emrin e tyre.

Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos u përgjigjen këtyre mesazheve, të mos hapin lidhjet dhe të mos ofrojnë informacione personale apo të kartelave bankare.

Po ashtu, u kërkohet të mos kryejnë pagesa përmes këtyre mesazheve. “Nëse qytetarët tashmë kanë vendosur të dhënat e kartelës së pagesës ose kanë kryer ndonjë pagesë, duhet menjëherë të kontaktojnë bankën e tyre dhe ta denoncojnë rastin në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Për të kontrolluar detyrimet eventuale për parkim, nga NP “Parkingjet e Komunës Qendër” i udhëzojnë qytetarët që të përdorin ekskluzivisht kanalet zyrtare të ndërmarrjes: ueb-faqen www.poc.mk, adresën elektronike info@poc.mk ose numrat e telefonit 02/3212-488 dhe 02/3212-489.

Nga ndërmarrja apelojnë për kujdes të shtuar, për të parandaluar dëmet e mundshme financiare dhe keqpërdorimin e të dhënave personale”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *