Hykmete Bajrami Reagon ndaj Raportit të Kryeministrit Kurti për Qeverinë Kurti 2

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur shqetësimin e saj ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili sot ka publikuar një dokument me përmbledhjen e arritjeve kryesore të Qeverisë Kurti 2.

Ajo ka pyetur në një postim në Facebook se cilat janë këto arritje që raporton Kurti. “Çka kish raportu Albini për gjashtë vjet?

A kish raportu se i ka ndërtu 160 çerdhe?

A kish raportu se i ka përfundu rrugët për Podujevë, Pejë e Mitrovicë?

Po rrugën për Gjilan, a kish raportu se e ka përfundu për të 13-ën herë?

A kish raportu se i ka çu hajnat në burg?

A kish raportu se e ka luftu mafinë energjetike?

A kish tregu qysh ju dashtën 6 vjetë me marrë veshë se po blejmë energji nga kompanitë e Serbisë?

A kish raportu qysh i ka rritë rezervat shtetërore?

A kish raportu se i ka mbushë spitalet me barna, siç premtoi?

Po bashkimin kombëtar, hekurudhat, digat e kërkimfaljen nga Serbia – a kish raportu se i ka realizu edhe këto?

Më tregoni çka ka raportu, se ende s’e kam lexu raportin.

Jam në Forumin Ekonomik të Riinvestit, ku po flasim për probleme reale të këtij vendi,” ka shkruar ajo.

Ajo theksoi gjithashtu se gjatë gjashtë viteve, Kurti ka pasur në dispozicion rreth 20 miliardë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *