Riza Lluka ishte një nga figurat më të njohura të Pejës, i cili me personalitetin, autoritetin dhe kontributin e tij la një gjurmë të thellë në jetën shoqërore e politike të kohës.
Ai kujtohet për qëndrimin e tij të palëkundur, fisnikërinë dhe angazhimin në procese të rëndësishme, duke mbetur një emër që është ngjitur me historinë dhe krenarinë e qytetit të Pejës.
Figura e tij është veçanërisht e lidhur me guximin për të kundërshtuar padrejtësitë dhe për të mbrojtur qëndrimet e tij në periudha të vështira.
Autoriteti që gëzonte dhe aftësia për t’i tejkaluar pengesat e bënë atë një personalitet të respektuar nga bashkëkohësit.
Në 12-vjetorin e vdekjes së tij, jetën, veprën dhe kontributin e Riza Llukës e ka kujtuar edhe kryeredaktori i Radio1, Fitim Behluli, i cili përmes një postimi ka ndarë kujtimet dhe vlerësimin e tij për figurën e Llukës.
Behluli e ka cilësuar atë si burrë fisnik të Kosovës, njeri të proceseve të mëdha dhe hero të kohës së vet, duke rikujtuar edhe qëndresën e tij ndaj sistemit jugosllav. “Festat e Nëntorit kanë kohë që fillojnë me të kujtuarit e lavdisë për Riza Llukën!
Burrin fisnik të Kosovës, njeriun e proceseve të mëdha, heroin e kohës së vet, që me gishtërinjtë kundër, trandi themelet e Jugosllavisë.
Riza Llukën që me autoritetin e tij gjithmonë ja dilte t’i tejkalonte pengesat që i shfaqte jeta!
Krenar që pata fatin të bashkëpunoj, duke e pasur Drejtor në RTV ‘Dukagjini’. 12 vite nga vdekja e tij!
Pushoftë në parajsën e merituar!”, ka shkruar Behluli.