Dëshmia e Erjon Vishkullit pas plagosjes në protestë: Kërkon drejtësi

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos rëndë në syrin e majtë gjatë protestës më 24 tetor në Tiranë, ka paraqitur dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës këtë të mërkurë.

Ai ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Dorian Matlija.

Pas plagosjes, Vishkulli mori ndihmën e parë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT), e më pas u dërgua në Itali për trajtim të specializuar, ku qëndroi për rreth tri javë.

Ai u kthye në Shqipëri në mesin e muajit nëntor.

Prokuroria e Tiranës është duke pritur përgjigjen nga autoritetet italiane për letërporosinë e dërguar, në mënyrë që të sigurojë rezultatet e ekspertizës mbi materialin e gjetur në syrin e 28-vjeçarit.

Kjo ekspertizë është e rëndësishme për të identifikuar objektin që shkaktoi plagosjen dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Pas daljes nga Prokuroria, Vishkulli shprehu dëshirën për drejtësi. “Unë kërkoj drejtësi.

Fitore, Shqipëria është e jona,” tha ai.

Kur u pyet nëse do të marrë pjesë në protestën e së shtunës më 28 nëntor, 28-vjeçari tha se kjo do të varet nga gjendja e tij shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *