VLEN: Zgjidhje për Qytetarët, Jo Zgjedhje Të Parakohshme

VLEN nuk kërkon zgjedhje, por zgjidhje.

Sipas tyre, programi dhe premtimet për qytetarët duhet të realizohen, ndërsa ata që kanë premtuar zgjedhje çdo tre muaj që nga formimi i kësaj Qeverie, sipas Izet Mexhitit, duhet të japin llogari para trupit të tyre votues. “Jemi të interesuar për zgjidhje dhe jo zgjedhje.

Qytetarëve nuk u duhen zgjedhje kur ka një shumicë absolute në Kuvend, kemi programin para nesh, detyrat dhe premtimet që duhet t’i realizojmë”, deklaroi Izet Mexhiti, Bashkëkryetar i VLEN-it.

Aktualisht, nuk ka datë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të kushtëzuara nga opozita.

Kryeministri Hristijan Mickoski thekson se nuk disponon informacion për një të tillë. “Nuk kam informata se opozita kërkon datë për zgjedhje të parakohshme si parakusht për mbështetje të ligjeve”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Gjatë disa muajve të fundit, janë përmendur data të ndryshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat, sipas përfaqësuesve të opozitës, duhet të mbahen në prill, qershor ose më së voni në shtator.

Kryeministri Mickoski ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028, ndërsa në fund të dhjetorit 2027 do të formohet Qeveria Teknike, e fundit e këtij formati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *