Njoftim nga Ambasada e Kosovës në Vjenë për Shërbimet Konsullore

Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se shërbimet e rregullta konsullore do të pezullohen për një periudhë të shkurtër gjatë fundjavës së dhjetorit, për shkak të procedurave të përmbylljes së vitit fiskal 2026.

Sipas informacionit të dhënë nga Ambasada, shërbimet konsullore do të jenë të disponueshme deri më 23 dhjetor, ndërsa nga 24 deri më 31 dhjetor 2026, qytetarët nuk do të kenë mundësi për të marrë shërbime të rregullta konsullore.

Për këtë arsye, Ambasada i inkurajon qytetarët e Kosovës që jetojnë në Austri dhe kanë nevojë për këto shërbime, t’i kryejnë ato para këtij afati.

Gjithashtu, për shkak të festave dhe pushimeve, Seksioni Konsullor do të jetë i mbyllur edhe më 25 dhjetor 2026, si dhe më 4, 6 dhe 7 janar 2027.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *