Vëllezërit Morina përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror të Pizzës në Itali

Dy vëllezër nga Gjilani, Uvejs dhe Fisnik Morina, kanë bërë krenari për Kosovën në edicionin e 12-të të Kampionatit Botëror Pizza DOC, i cili u zhvillua nga 10 deri më 12 nëntor në Paestum të Italisë.

Në këtë garë ndërkombëtare, morën pjesë mbi 600 garues nga 30 vende të ndryshme të botës, ndërsa vëllezërit Morina konkurruan në dy kategori të ndryshme.

Fisnik Morina u vlerësua me çmimin “Best Pizzaiolo DOC Kosovo 2026”, ndërsa në kategorinë e picës klasike arriti të renditet në vendin e 63-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *