Një veturë me targa norvegjeze është ndaluar nga njësia mobile e Doganës së Kosovës, pasi gjatë verifikimeve është konstatuar se ishte e raportuar e vjedhur në Norvegji.
Sipas raportit, më 14 tetor 2026, njësia mobile e Doganës ka ndaluar veturën, të cilën po e drejtonte një person.
Pas verifikimeve, është vërtetuar se automjeti rezultonte i vjedhur në Norvegji.
Më pas, vetura është dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Njësia e Auto-Krimeve.