Samiti i Ballkanit Perëndimor: Rritja e Fondeve për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

Sot në Tiranë po mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes.

Në fjalimin e saj hapës, komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, paraqiti rezultatet e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe shprehu se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë performuar më mirë, ndaj dhe do të shpërblehen me më shumë fonde.

Konkretisht, Mali i Zi realizoi 94% të reformave dhe do të marrë 81 milionë euro, Shqipëria realizoi 85% dhe do të marrë 185.6 milionë euro, ndërsa RMV realizoi 56% të reformave dhe do të marrë 70.9 milionë euro. “Do të hyjmë në 4 vjeçarin e fundit të planit të rritjes.

Plani u përpilua për të mbështetur reforma ekonomike që ndihmojnë për anëtarësimin.

Deri tani, 3 shtete kanë përparuar…

Mali i Zi ka vënë në zbatim 94% të reformave dhe do të merrni 81 milionë në raundin e dytë.

Shqipëria 85% të reformave dhe do të marrë 185.6 milionë euro në pagesën e katërt.

RMV ka zbatuar 56% të reformave dhe do të marrë 70.9 milion euro.

Fondet janë që të shpërndahen për vendet që performojnë më mirë.

Mali i Zi dhe Shqipëria do të marrin 15% më shumë nga plani i rritjes, ndërsa RMV 10%”, tha Marta Kos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *