Forcimi i Marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri në Procesin Brdo–Brijuni

Në kuadër të takimit të liderëve të Procesit Brdo–Brijuni, i cili po zhvillohet në Ohër, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, pati një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Presidentja Shiroka Pula theksoi se Kosova dhe Shqipëria kanë lidhje të veçanta, të cilat janë të rrënjosura thellë në histori, gjuhë, kulturë dhe ndjenjën e përkatësisë së përbashkët.

Ajo theksoi se nuk ka asnjë gjë që i ndan dy shtetet, të cilat janë një zemër, një mendje dhe një komb, të bashkuara nga e njëjta frymë në të dy anët e kufirit.

Presidentja shprehu mirënjohjen për mbështetje të vazhdueshme që Shqipëria i ofron Kosovës dhe theksoi se forcimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve është një përgjegjësi e përbashkët, që duhet të udhëhiqet nga afërsia dhe vullneti për të ndërtuar së bashku të ardhmen.

Në këtë takim u diskutua gjithashtu edhe për orientimin strategjik të të dy vendeve.

Presidentja Shiroka Pula theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe integrimi në Bashkimin Evropian mbeten ndër prioritetet kryesore të vendit.

Ajo vlerësoi përvojën e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe përparimin e saj në procesin e integrimit evropian, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit më të ngushtë, si dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet dy vendeve.

Presidentja Shiroka Pula theksoi se marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duhet të vazhdojnë të konkretizohen në bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *