Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër ka njoftuar se të hënën, më 30 nëntor, do të jetë e mbyllur për të festuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit.
Nëpërmjet një njoftimi, ambasada ka uruar bashkatdhetarët për Festën e Flamurit dhe ka theksuar se dita e hënë do të jetë ditë pushimi. “Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër ju uron përzemërsisht 28 Nëntorin – Festën e Flamurit!
Njëkohësisht, ju njoftojmë se dita e hënë do të jetë ditë pushimi”, thuhet në njoftim.
Ambasada gjithashtu ka njoftuar se për çdo rast emergjent, qytetarët mund të kontaktojnë përmes numrit emergjent të përfaqësisë diplomatike.