Numri i të porsalindurve në Maqedoni vazhdon të bjerë, ndërsa rritja natyrore mbetet negative.
Në tremujorin e tretë të vitit 2026, në vend kanë lindur 4.160 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 4.807 persona, sipas të dhënave të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS).
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i lindjeve të gjalla u ul me 4.8 përqind, ndërsa numri i vdekjeve u rrit me 0.1 përqind. “Rritja natyrore është ende negative, gjegjësisht numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i vdekjeve me 647”, tregojnë të dhënat statistikore.
Nga gjithsej 4.807 vdekje në periudhën korrik-shtator të këtij viti, 19 ishin foshnje.
Në ndryshim nga rënia e shkallës së lindjeve, statistikat tregojnë një rritje të lehtë të numrit të martesave.
Në tremujorin e tretë të këtij viti, u lidhën 3.524 martesa, që është një rritje prej 0.5 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Në të njëjtën periudhë tremujore, u regjistruan edhe 397 divorce.