Mbështetje për Mësuesit dhe Shkollat Shqipe në Itali: Prioriteti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme

Mbështetja financiare për mësuesit e gjuhës shqipe dhe forcimi i shkollave shqipe në Itali janë ndër prioritetet kryesore të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë për vitin 2027.

Kjo ka si qëllim ruajtjen e gjuhës amtare dhe identitetit kombëtar te brezat e rinj të diasporës.

Në këtë kontekst, drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, Ermonela Xhafa, bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë së Diplomacisë Ekonomike, Kulturës dhe Diasporës pranë Ministrisë, Silvana Leskaj, kanë organizuar një takim me kryetaren e Lidhjes së Shkollave Shqipe në Itali, Anila Berberi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *