Kontrolli i ATK-së në Lokalet e Natës dhe Qendrat e Masazhit: Një Pasqyrë e Situatës Tatimore

Në gjysmën e dytë të muajit nëntor, Administrata Tatimore e Kosovës ka intensifikuar aktivitetet e saj për monitorim dhe kontroll tatimor në lokalet e natës, qendrat e masazhit dhe në bizneset me aktivitete të ngjashme.

Qëllimi i këtyre kontrolleve është verifikimi i përmbushjes së obligimeve tatimore dhe identifikimi i parregullsive në këto sektorë.

Sipas një njoftimi për media, gjatë këtyre kontrolleve janë inspektuar gjithsej 79 biznese, të gjitha të regjistruara.

Mirëpo, rezultatet e këtyre inspektimeve kanë treguar mangësi të theksuara në përmbushjen e obligimeve fiskale. “Nga bizneset e kontrolluara, 33 nuk ishin të pajisura me arkë fiskale, ndërsa 41 nuk lëshonin kuponë fiskalë, duke dëshmuar nevojën për mbikëqyrje të vazhdueshme të respektimit të legjislacionit tatimor”, thuhet në njoftim.

Një tjetër gjetje e rëndësishme ishte evidentimi i 103 punëtorëve të padeklaruar, çka thekson rëndësinë e formalizimit të punësimit dhe deklarimit të saktë të obligimeve që rrjedhin nga aktiviteti ekonomik. “Për parregullsitë e konstatuara gjatë këtyre aktiviteteve, 49 raste janë dërguar për trajtim të mëtejmë, me ç’rast masat ndëshkimore do të përcaktohen në bazë të vlerësimeve dhe rekomandimeve të ZGJONA.

Administrata Tatimore e Kosovës rithekson përkushtimin për mbikëqyrjen e vazhdueshme të përmbushjes së obligimeve tatimore, parandalimin e informalitetit dhe krijimin e një ambienti të barabartë për të gjithë tatimpaguesit”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *