Gjykata Speciale në Hagë ka bërë një njoftim në lidhje me vizitën e Jakup Krasniqit në familjen e tij në Prishtinë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Krasniqi kishte kërkuar që gjatë vizitës katërditore të lejohej të qëndronte në shtëpinë e tij me familjen, por Zyra e Prokurorit të Specializuar e kishte kundërshtuar këtë kërkesë, duke vendosur 16 kushte strikte sigurie për vizitën.
Disa nga kushtet që u propozuan për vizitën janë: a.
KRASNIQI duhet të qëndrojë gjithmonë në paraburgimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK); b.
KRASNIQI duhet të mbahet në paraburgim në Kosovë gjatë kohës kur nuk është duke realizuar vizitën; c.
KRASNIQI duhet të jetë nën shoqërimin e zyrtarëve përcjellës gjatë gjithë kohës; d.
Zyrtarët përcjellës kanë të drejtën të marrin çdo vendim që e konsiderojnë të nevojshëm lidhur me vizitën; e.
KRASNIQI nuk lejohet të qëndrojë vetëm me asnjë person; f.
Nuk lejohet takimi me persona të paautorizuar; g.
Të gjithë personat e paautorizuar duhet të largohen nga lokacioni; h.
KRASNIQI nuk lejohet të ketë qasje në pajisje komunikimi, laps dhe letër; i.
Nuk lejohet dorëzimi apo pranimi i sendeve nga askush; j.
Anëtarët e familjes dhe mbrojtësi duhet të mos informojnë palët e treta për vizitën; k.
Mbrojtësi duhet t’i informojë anëtarët e familjes për detyrimin e tyre që të mos zbulojnë faktin e lirimit të përkohshëm; l.
KRASNIQI nuk lejohet të diskutojë çështjen e tij me askënd; m.
Nuk lejohet kontakti me viktimat ose dëshmitarët; n.
KRASNIQI nuk duhet të kërkojë qasje në dokumente dhe as të shkatërrojë prova; o.
Duhet t’i përmbahet çdo urdhri të Trupit Gjykues; p. Çdo shkelje e këtyre kushteve do të rezultojë në ndërprerjen e lirimit të përkohshëm.
Këto kushte theksojnë rëndësinë e sigurisë dhe procedurave ligjore në këtë rast delikat.