Grabitje në Kumanovë: Katër persona të maskuar marrin ar në mes të ditës

Në qytetin e Kumanovës, katër persona të maskuar kanë kryer një grabitje të dhunshme në një argjendari, duke marrë një sasi të madhe ari.

Ngjarja ka ndodhur në orën 12:24, siç raportojnë burimet.

Aktualisht, vlera e dëmit të shkaktuar nuk është e njohur.

Policia ka filluar hetimet dhe po shqyrton disa pista.

Sipas informacioneve të para, grabitësit ishin të organizuar dhe kishin përdorur dy automjete për të ikur nga vendngjarja.

Një prej automjeteve ishte një furgon i bardhë i markës “Iveco” me targa doganuese të Gjermanisë dhe një “Audi” i kaltër me targa nga Kosova, konkretisht targa 06 nga qyteti i Gjilanit.

Hetimet tregojnë se automjetet kanë ardhur nga Shkupi, përmes Haraçinës, dhe janë kthyer në të njëjtin drejtim.

Në vendngjarje janë të pranishëm përfaqësues të policisë dhe Prokurorisë Publike, dhe pas vlerësimit që do të bëhet në prani të pronarit të argjendarisë, do të publikohet vlera e saktë e dëmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *