Një 43-vjeçar nga Kosova dhe një shtetas slloven janë dënuar me burgim të gjatë dhe dëbim nga Zvicra, pasi janë shpallur fajtorë për përfshirje në më shumë se 30 raste vjedhjesh.
Ky vendim është marrë nga Gjykata e Qarkut në Wil, në kantonin e St.
Gallenit, pas shqyrtimit të një sërë vjedhjesh që janë kryer në disa rajone të Zvicrës.