Dy Punonjës të NQP-së në Shkup Dyshohen për Vjedhje të Naftës

Dy punonjës të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik në Shkup dyshohet se kanë vjedhur naftë nga pompa që furnizon autobusët në bazën e Ndërmarrjes në Gjorçe Petrov.

Rasti është zbuluar mbrëmjen e 26 nëntorit nga kontrolli i brendshëm i NTP-së, dhe menjëherë është njoftuar policia. “Më datë 26.11.2026, në orën 22:20, në SPB Shkup është raportuar se në NTP – Baza në Gjorçe Petrov, dy punonjës kanë kryer vjedhje të naftës nga pompa për furnizimin me naftë të autobusëve, e cila ndodhet brenda hapësirave të ndërmarrjes.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzimi përkatës”, thanë nga MPB.

Të dyshuarit janë dy punonjës të ndërmarrjes, të cilët dyshohet se kanë vjedhur naftë.

Pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet kallëzim përkatës.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka reaguar lidhur me këtë rast, duke theksuar se punonjësit janë kapur nga kontrolli i brendshëm dhe se do të largohen nga puna.

Ai pret që Prokuroria Publike të hapë procedurë dhe ata që janë përgjegjës të japin llogari para ligjit. “Çdo litër naftë në ato garazhe është paguar me paratë tuaja, që autobusët e NQP-së t’ju çojnë në punë, në shkollë dhe në shtëpi.

Obligimi im është të mbroj çdo denar tuajin.

Kushdo që guxon të përvetësojë paratë tuaja, do të sanksionohet.

Pa përjashtim!”, deklaroi Orce Gjorgjievski, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Punonjësit janë zbuluar nga kontrolli i brendshëm i NTP-së dhe do të largohen nga puna.

Prokuroria do të nisë procedurë për rastin.

Keqpërdorimi i parasë publike nuk do të tolerohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *