Përplasje mes Kryetarit të Prishtinës dhe Policisë për Muralin e Nënë Terezës

Sot në mëngjes ishte planifikuar vendosja e muralit të Nënë Terezës në Prishtinë.

Ndërkohë, ndodhi një përplasje verbale mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe komandantit të Policisë, Fatmir Balaj.

Gjatë kësaj përplasjeje, Balaj i tha Ramës se punimet po ndaleshin me urdhër të prokurorit, ndërsa kryetari kërkoi që urdhrin e prokurorit ta paraqesë në formë të shkruar.

Rama, ndërkohë që i kërkoi punëtorëve të vazhdojnë punën, dëgjohet komandanti Balaj që paralajmëron se kushdo që vazhdon punën do të arrestohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *