Sot në mëngjes ishte planifikuar vendosja e muralit të Nënë Terezës në Prishtinë.
Ndërkohë, ndodhi një përplasje verbale mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe komandantit të Policisë, Fatmir Balaj.
Gjatë kësaj përplasjeje, Balaj i tha Ramës se punimet po ndaleshin me urdhër të prokurorit, ndërsa kryetari kërkoi që urdhrin e prokurorit ta paraqesë në formë të shkruar.
Rama, ndërkohë që i kërkoi punëtorëve të vazhdojnë punën, dëgjohet komandanti Balaj që paralajmëron se kushdo që vazhdon punën do të arrestohet.