Festimi i Ditës së Flamurit në Zvicër: Ceremonia e Ambasadhës shqiptare

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër dhe Lihtenshtein ka festuar Ditën e Flamurit dhe 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, me një ceremoni festive dhe koncert në qytetin e Bernës.

Aktiviteti u organizua më 27 nëntor në sallën e teatrit të Hotel National, me ftesë të ambasadorit Ermal Dredha.

Në këtë ngjarje morën pjesë diplomatë, përfaqësues të komunitetit shqiptar, personalitete të ndryshme, si dhe përfaqësues të mediave shqiptare dhe zvicerane, që u bashkuan për të nderuar një nga datat më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.

Ceremonia u hap nga Monika Zguro, ndërsa pas intonimit të himneve kombëtare të Shqipërisë, Zvicrës dhe Lihtenshteinit, ambasadori Ermal Dredha iu drejtua të pranishmëve me një fjalë mirëseardhjeje.

Një nga momentet më të veçanta ishte koncerti i Big Band-it të Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, i cili i dha një atmosferë festive mbrëmjes.

Aktiviteti përfundoi me një pritje për të ftuarit.

Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe Ali Ahmeti, i cili shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në këtë organizim përmes një mesazhi publik. “Me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Zvicër, pata kënaqësinë që të marr pjesë në shënimin e Ditës së Madhe Kombëtare, 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit Kombëtar”, ka shkruar Ahmeti.

Ai gjithashtu përcolli urimet për festën kombëtare, duke u dëshiruar të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen, gëzuar 28 Nëntorin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *