Punësimi i kujdestareve të huaja, sidomos i grave filipinase, në familjet shqiptare po bëhet gjithnjë e më i dukshëm, veçanërisht në Tiranë.
Sipas një raporti të mediumit grek, prania e kujdestareve filipinase vërehet gjithnjë e më shumë në parqe, kënde lojërash dhe pranë shkollave private.
Punësimi i shtetasve të huaj në sektorin e kujdesit familjar po shndërrohet në një pjesë të re të tregut të punës në Shqipëri.
Deri para disa vitesh, punësimi i të huajve në Shqipëri lidhej kryesisht me sektorët e ndërtimit, industrisë dhe turizmit, ndërsa tani edhe shërbimet e kujdesit për fëmijët, të moshuarit dhe punët shtëpiake po tërheqin punëtorë të huaj.